string(80) "gjobitet-me-200-mije-euro-kompania-bulmak-mexhiti-nuk-ka-tolerance-ndaj-ndotesve"

Maqedoni

Gazeta Express

28/03/2025 11:43

Gjobitet me 200 mijë euro kompania Bulmak, Mexhiti: Nuk ka tolerancë ndaj ndotësve

Maqedoni

Gazeta Express

28/03/2025 11:43

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e ka gjobitur me 200 mijë euro kompaninë Bulmak pasi është konstatuar se në orët e mëngjesit të 14 marsin, në filialin e saj në Kriva Pallankë ka ndodhur incident për shkak të plasjes së tubit përmes të cilit uji teknologjik sillet nga pastruesi i ujit të gropës në impiantin e flotacionit.

Sipas Ministrisë uji nuk përmban kimikate sepse është kulluar para se të futet në impiantin e flotacionit dhe përmban vetëm papastërti mekanike, pra është i turbullt. Gjoba e këtillë është në lartësi maksimale prej asaj që parashikohet për tregtarët e mëdhenj. Ministri Izet Mexhiti dërgoi mesazh se nuk ka tolerancë ndaj ndotësve dhe se kontrollet inspektuese do të vazhdojnë me ritme të intensifikuara.

Lexo Edhe: