string(58) "gjonbalaj-kualifikimi-i-shqiperise-nuk-duhet-te-diskutohet"

Futboll

Gazeta Express

12/10/2023 23:02

Gjonbalaj: Kualifikimi i Shqipërisë nuk duhet të diskutohet

Futboll

Gazeta Express

12/10/2023 23:02

Shqipëria shënoi fitore të madhe 3:0 ndaj Republikë Çekes dhe kësisoj është jashtëzakonisht pranë kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Njohësi i futbollit, Malsor Gjonbalaj është i ftuar në T7 për të diskutuar për këtë ndeshje.

Lexo Edhe:

Ai tha se tashmë kualifikimi i Shqipërisë nuk do të duhej të diskutohej.

“Duke e ditur që ndeshja e fundit është ndaj Ishujve Faroe, nuk është dashur të diskutohet kualifikimi. Gjatë tërë kësaj kualifikueseje e kemi pasur një Shqipëri në rritje. Kjo është atribut i trajnerit, por edhe i futbollistëve. Si grup kanë funksionuar jashtëzakonisht mirë. Shqipëria ka hasur në një trajner që e ka kuptuar mirë mentalitetin. Përvojën e tij e ka implementuar mjaft mirë. Ka veprime shumë intelektuale në përzgjedhje”, tha Gjonbalaj.