string(110) "gjuajtja-me-arme-ne-kryeqytet-policia-dy-persona-te-lenduar-i-dyshuari-eshte-indentifikuar-dhe-eshte-ne-kerkim"

Gjuajtja me armë në kryeqytet, Policia: Dy persona të lënduar, i dyshuari është indentifikuar dhe është në kërkim

Lajme

Gazeta Express

25/03/2025 23:16

Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën.

Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Lexo Edhe:

I dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë ajo. /Gazeta Express