Gjuriq flet për takimin me Sveçlën, thotë se ai është një nga bashkëpunëtorët më radikalë të Albin Kurtit - Gazeta Express
string(103) "gjuriq-flet-per-takimin-me-sveclen-thote-se-ai-eshte-nje-nga-bashkepunetoret-me-radikal-te-albin-kurtit"

Gazeta Express

10/12/2019 12:04

Gjuriq flet për takimin me Sveçlën, thotë se ai është një nga bashkëpunëtorët më radikalë të Albin Kurtit

Gazeta Express

10/12/2019 12:04

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur edhe sot gjatë ditës për fotografinë e publikuar nga Gazeta Express, ku gjatë një vizite në Tiranë, Gjuriq shihet në tavolinë me anëtarin e kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, Arban Abrashin e LDK-së si dhe Ardian Gjinin e AAK-së, raporton Gazeta Express.

Gjuriq tha për TV PINK se po merrte pjesë në një konferencë me disa parti të vendeve të rajonit, ku nuk është diskutuar për qeverinë e ardhshme të Kosovës, e as për bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sa i përket takimit me Sveçlën, Gjuriq ka thënë se ai është një nga politikanët më ekstremistë shqiptarë, e një nga bashkëpunëtorët më radikalë të Albin Kurtit, kreu të VV-së.

Sipas tij, ka disa parti në Kosovë që nuk kanë marrë pjesë në këtë konferencë, e që e kanë përdorur fotografinë për grindje të brendshme me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ata që nuk erdhën në takim, dërguan dikë që të bënte një foto të darkës, që më pas të fillonte një stuhi politike, që e përdorën për përballjen e tyre të brendshme me VV-në”, thotë ai.

Gjuriq foli edhe për drejtuesin e VV-së, Albin Kurti, që tha se ai do të donte që Serbia t’i kishte duart e lidhura në bisedime. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement