Gjyqtarët e ndeshjes Kroaci – Shqipëri, dueli i besohet një trupe franceze - Gazeta Express
string(71) "gjyqtaret-e-ndeshjes-kroaci-shqiperi-dueli-i-besohet-nje-trupe-franceze"

Sport

Gazeta Express

18/06/2024 13:07

Gjyqtarët e ndeshjes Kroaci – Shqipëri, dueli i besohet një trupe franceze

Sport

Gazeta Express

18/06/2024 13:07

Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.

Sfida e dytë e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga një trupë gjyqtarësh francezë, shkruan “Gazeta Express”.

Kryesori i këtij takimi do të jetë François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni.

Në rolin e gjyqtarit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer.

Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement