string(66) "gjyshi-i-nxeneses-tregon-se-pse-tentoi-ta-sulmoje-rrahman-jasharaj"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2022 12:47

Gjyshi i nxënëses që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharin tregon pse u nxeh kundër tij

Lajme

Gazeta Express

05/09/2022 12:47

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, është tentuar të sulmohej nga një gjysh i një nxënëse emri i të cilit është Musli Rexhepi.

Incidenti ka ndodhur në shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Pas këtij incidenti, gjyshi i nxënëses është deklaruar për media, duke e quajtur Rrahman Jasharaj si “armik të nxënëseve”.

“Mbesën time e kam regjistruar në klasë të parë sivjet. Erdha të pyes a po fillon mësimi apo jo. Hyra në sallë ku po mbahej mbledhja e Sindikatës. E pashë, armikun e këtyre nxënësve, se askënd tjetër nuk e ofendoj vetëm atë personalisht. Ai e ka marrë një kokëfortësi në vete e i ka nda edhe arsimtarët edhe arsimin. Ky është armik, më i zi se shkau”, deklaroi ai pas përplasjes në klasë”, ka thënë Rexhepi. /Express