Përveç kryeministrit britanik, Keir Starmer, ka ardhur edhe një reagim tjetër nga Londra ndaj tarifave të reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Truimp.
The Guardian shkruan se ministrat britanik po e shqyrtojnë një përgjigje ndaj SHBA-së.
Darren Jones, sekretari kryesor i Thesarit, ka folur për Laura Kuenssberg në programin e saj politik të së dielës në BBC.
“Njerëzit duhet të jenë të përgatitur që gjërat të bëhen më të vështira në ekonominë globale”.
Globalizimi ka “marrë fund” pas tarifave të reja, tha ai. I pyetur nëse epoka e “modës së shpejtë dhe të lirë apo e televizorëve të lirë” ka përfunduar, Jones tha: “Po, ka përfunduar. Globalizimi, siç e kemi njohur në dekadat e fundit, ka marrë fund”.
Është në interesin më të mirë të ekonomisë britanike dhe punëtorëve që “të përmbyllen marrëveshjet tregtare”, tha ai.
Jones tha se qeveria britanike mendon se një marrëveshje me Trumpin për tarifat mund të arrihet, me bisedimet në vijim. “Shpresojmë ta arrijmë një marrëveshje”, tha Jones, duke shtuar se “ne kemi një rezultat më të mirë se vendet e tjera”.
"Globalisation as we've known it for the last number of decades has ended"
— BBC Politics (@BBCPolitics) April 6, 2025
Chief Secretary to the Treasury Darren Jones says the UK must be "strong and resilient" and that the government plans to invest in "the domestic economy" like the NHS#BBCLauraK https://t.co/49MSD0PIQI pic.twitter.com/gDzaWnyxng