Godin në vend të Vertonghenit - Gazeta Express
string(29) "godin-ne-vend-te-vertonghenit"

Gazeta Express

17/04/2020 16:00

Godin në vend të Vertonghenit

Gazeta Express

17/04/2020 16:00

Tottenhami synon ta transferojë gjatë verës që vjen qendërmbrojtësin uruguaian të Interit

Tottenham ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Interit, Diego Godin.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian, “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Jose Mourinho dëshiron ta sjellë në Londër futbollistin uruguaian.

Ideja është që ish-futbollisti i Atletico Madridit ta zëvendësojë Jan Vertonghenin, i cili pritet të largohet nga “Spurs” gjatë verës.

Manchester United po ashtu ka shprehur interesim për Godinin, i cili i ka zhvilluar 16 ndeshje në Serie A me Interin këtë edicion.

Eksperienca e përfaqësuesit uruguaian tek “Nerazzurri” sipas të gjitha gjasave do të marrë fund pas vetëm një viti. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement