Goditet grupi i trafikut të drogës në Francë, 19 të arrestuar - Gazeta Express
string(60) "goditet-grupi-i-trafikut-te-droges-ne-france-19-te-arrestuar"

Goditet grupi i trafikut të drogës në Francë, 19 të arrestuar

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2024 18:22

Një grup i trafikut të lëndëve narkotike prej 19 personash, shqiptarë dhe shtetas të huaj, u godit gjatë një operacioni të zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme gjithashtu u ushtruan dhjetëra kontrolle në banesa dhe biznese. SPAK thotë zyrtarisht se grupi kriminal që furnizonte shpërndarësit e drogave në zona të ndryshme të Francës, drejtohej nga Redian Doda, i cili qëndronte në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Nga kontrollet e ushtruara në vendin tonë u sekuestruan 15 makina, mbi 34 mijë Euro, aparate celularë dhe dokumente të ndryshme.