Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:40 në Levan, ku shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, është goditur nga treni i mallrave Fier-Vlorë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur aksidentalisht, kur i moshuari ka qenë në lëvizje dhe është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.