string(96) "goditet-rrjeti-i-prostitucionit-ne-tirane-ne-pranga-2-administratoret-nen-hetim-5-vajza-nga-kina"

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, në pranga 2 administratoret, nën hetim 5 vajza nga Kina

Shqiperi

Gazeta Express

15/11/2024 17:21

Policia ka vënë në pranga dy persona me kombësi nga Kina, më konkretisht një grua 45-vjeçe dhe një 30-vjeçar tw akuzuara se ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës në Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë nga seksioni për hetimin e trafiqeve, të cilët i akuzojnë dy të arrestuarit për trafikim të personave të rritur, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje e lokaleve për prostitucion.

Lexo Edhe:

Gjatë operacionit “Red Light 3”, u proceduan penalisht 5 shtetase kineze për prostitucion si dhe një 62-vjeçar i cili nuk ka kallëzuar aktivitetin e paligjshëm.

Dy kinezët e arrestuar kanë sjellë në Shqipëri 5 vajzat e huaja të cilat iu kanë premtuar se do t’i punësonin në qendra masazhesh, por i kanë shfrytëzuar për prostitucion në apartamente të marra me qira.

Vajzat që shfrytëzoheshin për këtë aktivet reklamoheshin në faqen e internetit “Escort Tirana”. Pasi gjenin klientët, dy të arrestuarit i prisnin në hyrjen e pallatit ku ushtrohej prostitucioni dhe pas kryerjes së pagesave që varionin nga 200-300 Euro, i dërgonin klientët në apartament.