Meriton Korenica ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në pjesën e parë të cilën Cluji e mbylli 2:0 ndaj Craiovas të hënën, në kuadër të ndeshjes së tretë të plejofit për titull të kampionit në Rumani.
Korenica fillimisht asistoi në golin e parë në minutën e 22-të, ndërsa shënoi golin një minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Titullar tek Cluji është edhe Lindon Emërllahu, i cili kaloi në Rumani në janar të këtij viti.
Të dy edhe në të kaluarën kanë luajtur së bashku te Ballkani i Suharekës./GazetaExpress/