“Good Ebening, Ozili ka fituar!” – Tifozët e Arsenalit i gëzohen shkarkimit të Emerys - Gazeta Express
string(79) "good-ebening-ozili-ka-fituar-tifozet-e-arsenalit-i-gezohen-shkarkimit-te-emerys"

Gazeta Express

29/11/2019 12:23

“Good Ebening, Ozili ka fituar!” – Tifozët e Arsenalit i gëzohen shkarkimit të Emerys

Gazeta Express

29/11/2019 12:23

Vendimi i Arsenalit për t’i ndarë rrugët me trajnerin Unai Emery është mirëpritur nga shumë tifozë të klubit londinez, disa prej të cilëve pretendojnë se kjo do të thotë që mesfushori Mesut Ozil e fitoi betejën në Emirates.

Topçinjtë kanë vendosur që, pas 18 muajve nën drejtimin e trajnerit spanjoll Unai Emery, ta ndryshojë trajnerin. Ata i thanë lamtumirë legjendës Arsene Wenger verën e vitit 2018 dhe tani e kanë shkarkuar pasardhësin e tij, transmeton Gazeta Express.

Emery kishte qenë nën shumë presion në postin e tij gjatë kohës së fundit, pasi që tifozët vlerësonin se ai nuk kishte arritur ta çonte skuadrën e Arsenalit përpara gjatë kohës sa e drejtoi këtë klub.

Tifozët e kanë kërkuar shkarkimin e Unai Emeryt që disa javë, ndërsa sot u zyrtarizua ky lajm, përderisa Freddie Ljunberg do të shërbejë si trajner i përkohshëm.

“Nuk mund të them se jam i mërzitur që Emery po largohet. Fillimi ishte premtues, por kjo mori fund sezonin e kaluar dhe ky sezon ka qenë i tmerrshëm. Ai nuk ishte kurrë i duhuri, futbolli ishte shpesh i dobët dhe kjo ecuri e keqe u lejua të vazhdojë për shumë gjatë. Le ta shohin çfarë do të vijë tani”, shkroi @arseblog.

“Unai Emery shkarkohet!!! Të lumtë, Arsenal. Shkarkimi i Unai Emery erdhi ditën e “Black Friday” për të marrë zbritje në dëmshpërblimin për të”, shkroi @farouq_yahaya.

“Unai Emery është shkarkuar nga Arsenalit. Lamtumirë dhe good ebenin…”, shkroi @sportbible, duke iu referuar fjalisë “Good evening” (në shqip “mirëmbrëma”) me të cilën Emery u bë viral në rrjete sociale pasi që e shqiptonte gabimisht.

“Mesut Ozil duke e telefonuar Emeryn për t’i thënë lamtumirë”, shkroi @FootyAccums, mbi një gif ku shkruhet “Unë fitova”.

“Pamje live nga largimi i Unai Emeryt nga Arsenali”, shkroi @Islimfit, mbi një video të protagonistit të filmit “Joker”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement