“Goxha mirë po e din Beogradin ti”/ Ramabaja përplaset me Shalën për akuzat ndaj LVV-së - Gazeta Express
string(84) "goxha-mire-po-e-din-beogradin-ti-ramabaja-perplaset-me-shalen-per-akuzat-ndaj-lvv-se"

“Goxha mirë po e din Beogradin ti”/ Ramabaja përplaset me Shalën për akuzat ndaj LVV-së

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 21:30

Analisti Sadri Ramabaja dhe Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD), janë përplasur në “Pressing” të T7, të enjten.

Shala po kritikonte pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje për qasja autoritare, sidomos pas sulmeve të pushtetit ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe mediave.

Lexo Edhe:

Por, Ramabaja tha se “Shala shkon në ekstrem”, që sipas tij “përdor një gjuhë që shpesh përdoret në Beograd”.

E Shala i tha Rambajës që “shumë mirë po e njeh Beogradin”, më paas ai ia ktheu se “e përcjelli”.

Pjesë nga përplasja.

Ramabaja: Ky shkon në ekstrem, sepse hërë pas here akuzon me një gjuhë që edhe Beograd akuzohemi kështu, si shoqëri hitleriane.

Shala: Kogja po e dinë Beogradin.

Ramabaja: E përcjell unë.

Shala: Jo se di a e përcjell a jo, veç kështu.

Rambaja: Azdren për çështje të karakterit politik dhe angazhimit atdhetar nuk je ti që diskuton për mua.

Shala: Jo, më the po flet si Beograd, unë po them e njeh Beogradin e nga e njeh unë kam dyshime.

Ramabaja: E përcjell, që 25 vjet e përcjelli.