Grabitja e argjendarisë në Suharekë, arrestohet i dyshuari tjetër në Prishtinë pas disa muajsh në arrati - Gazeta Express
string(103) "grabitja-e-argjendarise-ne-suhareke-arrestohet-i-dyshuari-tjeter-ne-prishtine-pas-disa-muajsh-ne-arrati"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 23:16

Grabitja e argjendarisë në Suharekë, arrestohet i dyshuari tjetër në Prishtinë pas disa muajsh në arrati

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 23:16

Policia e Kosovës informon se sot gjatë një opeaconi të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i perfshirë në rastin e Grabitjes së argjentarisë në Suharekë.

I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tanimë është arrestuar nga autoritetet policore, njofton policia.

Lexo Edhe:

Ditën kur ndodhi grabitja, u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.

Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë.