Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Telefonata”, duke arrestuar tre të rinj të dyshuar për grabitjen me dhunë të ndodhur më 28 prill në fshatin Gajush, në banesën e një 66-vjeçari.
Autorët dyshohet se kanë marrë rreth 1500 dollarë, 880 euro, 50,000 lekë dhe një armë gjahu nga shtëpia e viktimës. Të arrestuarit janë:
K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë.
A. S., 21 vjeç, banues në Korçë.
L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua në tentativë për të kaluar kufirin në PKK Muriqan.
Gjatë operacionit, u sekuestruan 5 celularë dhe 2 automjete, që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e krimit. Po ashtu, u procedua në gjendje të lirë Gj. N., 50 vjeç, babai i njërit prej autorëve, për ndihmë pas krimit.