string(72) "grabovci-reagon-per-vdekjen-e-nipit-sot-jeta-me-dha-goditjen-me-te-rende"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2022 18:50

Grabovci reagon për vdekjen e nipit: Sot jeta më dha goditjen më të rëndë

Lajme

Gazeta Express

02/06/2022 18:50

Adem Grabovci ka folur pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur në një parking në lagjen Emshir të Prishtinës. Dyshimet e para janë se ai është vetëvrarë, por Policia është duke hetur rrethanat rreth vdekjes së tij.

Adem Grabovci ka thënë se jeta e përballi me sfida të forta dhe ai kishte kaluar edhe burgun dhe rëien e vëllait të tij si dëshmor, por që sot ishte sfida më e rëndë.  

Lexo Edhe:

“Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë, Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.  NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….”, shrkuan Adem Grabovci.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë. Bëmi të fala Dinës e Xhaferit,  e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …”, përfundoi ai. /Gazeta Express/