Grand Slami i Baku: Nora e merr medaljen e argjendtë, nuk paraqitet në finale për shkak të një lëndimi - Gazeta Express
string(100) "grand-slami-i-baku-nora-e-merr-medaljen-e-argjendte-nuk-paraqitet-ne-finale-per-shkak-te-nje-lendimi"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/02/2024 13:38

Grand Slami i Baku: Nora e merr medaljen e argjendtë, nuk paraqitet në finale për shkak të një lëndimi

Sporte tjera

Gazeta Express

16/02/2024 13:38

Nora Gjakova është treguar fantastike sot në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit duke e fituar medaljen e argjendtë.

Kampionia olimpike shënoi katër fitore të njëpasnjëshme për ta arritur finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Federata kosovare e xhudos njoftoi se për shkak të lëndimit, Nora Gjakova nuk do të luajë në finalen e madhe dhe do të stoliset me medaljen e argjendtë.

Nesër dhe pasnesër do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

Advertisement
Advertisement
Advertisement