string(80) "grate-po-dalin-12-e-n2-tnates-elida-flet-per-grate-moderne-dhe-cka-po-ndodhe-sot"

“Gratë po dalin 12 e n’2 t’natës”, Elida flet për gratë moderne dhe çka po ndodhë sot

TV/Film

Gazeta Express

29/04/2025 21:09

E humbi babain për 3 ditë, rrëfehet këngëtarja për dhimtën dhe këngën që ja kushtoi, duke e promovuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën.

Elida Kryeziu-Hoti foli pa doreza për ndryshimet që kanë ndodhur me gratë moderne në shoqërinë e sotme.

Ajo vuri theksin te mënyra si është keqkuptuar liria dhe si disa gra po e përdorin pavarësinë në forma që, sipas saj, shpesh çojnë në neglizhencë ndaj familjes.

“Gratë po dalin 12 e n’2 t’natës, e nuk është kjo liri që e kemi kërku,” tha Elida, duke shtuar se nuk është kundër zhvillimit dhe avancimit të gruas, por kundër mungesës së masës dhe përgjegjësisë. /GazetaExpress/T7/

Për të ndjekur të gjithë bisedën pa filtra me Elidën, mund ta shikoni videon e plotë të intervistës në emisionin “Canapé”.