Aktorja e njohur Gresë Gashi ka ngjallur kureshtjen dhe reagime të shumta në rrjetet sociale pas një “story” të postuar së fundmi në Instagram.
Në imazhin e publikuar, Gresa ka ndarë një moment me të dashurin e saj nga shtrati, ku shihen vetëm këmbët e tyre të mbuluara, duke lënë të nënkuptohet një moment intim e romantik mes çiftit, shkruan Indeksonline.
Edhe pse fytyra e partnerit nuk është zbuluar, ndjekësit kanë filluar menjëherë të spekulojnë për identitetin e tij dhe lidhjen e tyre, e cila deri më tani nuk është konfirmuar publikisht nga aktorja.
Gresanjihet për rolet e saj të spikatura në skenën teatrore dhe televizive, por edhe për stilin e saj të veçantë dhe prezencën karizmatike në rrjete sociale./Indeksonline