string(92) "gruda-e-kane-shkele-kushtetuten-qysh-shkojne-npune-marrin-vendime-kur-ju-ka-perfundu-mandati"

Gruda: E kanë shkelë Kushtetutën – qysh shkojnë n’punë marrin vendime kur ju ka përfundu mandati?

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 21:31

Përparim Gruda nga PDK, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri dhe ministrat po qëndrojnë në detyrë “në mënyrë jokushtetuese”.

Ai pyeti se si “shkojnë në punë me marrë vendime”?, kur iu ka përfunduar mandati.

Lexo Edhe:

Sipas tij, qeveritarët e kanë shkelë Kushtetutën e vendit.

“Ministrat dhe kryeministri po rrinë në detyrë në mënyrë jokushtetuese. Kushtetuta thotë mandati i deputetit nis në momentin e certifikimit dhe thotë mandati i deputetit është i papajtushëm me mandatin e ministrit e kryeministrit. Nuk mundesh në të njëjtën kohë me kanë ministër, kryeministër dhe deputet”, tha Gruda në Pressing.

“Këta mbajnë pozitat në mënyrë jokushtetuese”, shtoi ai.