Guardiola lavdëron lojtarët pas humbjes nga Unitedi: “Luajtëm mirë” - Gazeta Express
string(64) "guardiola-lavderon-lojtaret-pas-humbjes-nga-unitedi-luajtem-mire"

Gazeta Express

08/03/2020 20:59

Guardiola lavdëron lojtarët pas humbjes nga Unitedi: “Luajtëm mirë”

Gazeta Express

08/03/2020 20:59

Guardiola ka vetëm fjalë të mira për futbollistët e tij

Manchester United e ka mposhtur 2-0 Manchester Cityn në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29 në Premierligë.

Sido që të jetë, Pap Guardiola pas ndeshjes tha se është i lumtur me mënyrën se si luajtën të tijtë.

“Luajtëm mirë, gabuam paksa në pasime finale, por në pjesën e dytë ishim më të mirë dhe bëmë paraqitje të mirë”, tha ai për BBC.

“Luajtëm në të njëjtën mënyrë, bëmë presion dhe u mbrojtëm mirë”.

“Bëmë lojën e njëjtë, luajtëm me të vërtetë mirë. Ata prisnin për topa të gjatë dhe kundërsulme me Daniel James dhe Anthony Martial”.

“Ne bëmë lojën tonë, por fatkeqësisht pranuam golat. Ata pritën për gabimet tona”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement