Haaland i arrin 150 gola, askush s’ia ka dalë të shënojë aq gola kaq shpejt në historinë e Premierligës - Gazeta Express
string(101) "haaland-i-arrin-150-gola-askush-sia-ka-dale-te-shenoje-aq-gola-kaq-shpejt-ne-historine-e-premierliges"

Futboll

Gazeta Express

08/01/2026 11:47

Haaland i arrin 150 gola, askush s’ia ka dalë të shënojë aq gola kaq shpejt në historinë e Premierligës

Futboll

Gazeta Express

08/01/2026 11:47

Erling Haaland e ka arritur një shifër historike me fanellën e Manchester Cityt: 150 gola në vetëm 173 ndeshje në të gjitha garat.

Me këtë ritëm, sulmuesi norvegjez është bërë lojtari që e arriti këtë numër më shpejt se çdo tjetër në historinë e Premierligës që nga sezoni 1992/93.

Golin e 150-të ai e shënoi përmes një penalltie në minutën e 41-të në ndeshjen kundër Brightonin mbrëmë, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi shtatlartë e ka arritur këtë shifër 28 ndeshje më shpejt se çdo sulmues tjetër në historinë e ligës angleze.

Në moshën vetëm 25 vjeçare, Haaland tashmë ka kaluar shumë legjenda të Cityt dhe po u afrohet golashënuesve më të mëdhenj në historinë e klubit.

Sergio Agüero mbetet ende golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Cityt me 260 gola, por Haaland është shumë afër për ta sfiduar këtë rekord.

Ish-futbollisti i Salzburgut e Borussia Dortmundit ka qenë jashtëzakonisht produktiv që nga sezoni i tij i parë te City duke vendosur rekorde që nga 36 golat në Premierligë në sezonin 2022/23 dhe vazhdon të jetë një nga sulmuesit më efikas në botë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement