Haaland: Ia shënova dy gola PSG-së, por mundem edhe më shumë - Gazeta Express
string(58) "haaland-ia-shenova-dy-gola-psg-se-por-mundem-edhe-me-shume"

Gazeta Express

10/03/2020 8:15

Haaland: Ia shënova dy gola PSG-së, por mundem edhe më shumë

Gazeta Express

10/03/2020 8:15

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, thotë se përkundër fillimit të mirë të karrierës me klubin e tij të ri, ai ende nuk e ka treguar më të mirën e tij, përderisa po kërkon suksese në Bundesligë e Ligë të Kampionëve.

Erling Haaland i shënoi dy gola në ndeshjen e Dortmundit kundër Paris Saint-Germainit, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kur dy skuadrat u takuan me njëra-tjetrën para tri javëve në Gjermani, transmeton Gazeta Express.

Norvegjezi i ka shënuar 12 gola në dhjetë ndeshjet e tij të para për Dortmundit që kur ai iu bashkua gjermanëve nga  Red Bull Salzburgu, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai e ka ndihmuar klubin e tij të ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës, vetëm me katër pikë më pak sea kampioni në fuqi e lideri, Bayern Munichu.

Haaland do të tentojë ta dëshmojë talentin e tij para portës kundërshtare sërish të mërkurën, kur Dortmundi do ta vizitojë PSG-në në Parc des Princes të mërkurën për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

“Po, në rregull, unë i shënova dy gola, por edhe bëra shumë gabime gjatë ndeshjes”, tha Haaland për revistën prestigjioze franceze, France Football.

“Kështu që le të themi se mund të kem qenë më shumë më mirë sesa aq”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement