string(113) "hajde-qetu-kur-del-jashte-te-kallezoj-ish-kryetari-i-apelit-ka-kercenuar-hulumtuesin-e-ikdse-cfare-thote-aktakuza"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 20:54

‘Hajde qetu’’, ‘‘Kur del jashtë të kallëzoj’’, ish-kryetari i Apelit ka kërcënuar hulumtuesin e IKD’së – çfarë thotë aktakuza

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 20:54

Prokuroria Themelore Ferizaj, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, pasi që ky i fundit ka kanosur hulumtuesin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Flamur Kabashi, shkruan Gazeta Express.

Ngjarja për të cilën Shala akuzohet, ka ndodhur në objektin e televizionit ATV, vitin e kaluar  më saktësisht me 21 maj 2024, rreth orës 22:30, në Fushë Kosovë.

Lexo Edhe:

Kanosja e Kabashit nga ana e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit kishte ndodhur pas transmetimit të emisionit ‘‘“Context”, ku të dy këta kishin qenë të ftuar.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë emisioni Shala dhe Kabashi kishin pasur mospajtime e të cilat i kishin vazhduar edhe në zyrën e drejtuesit të këtij emisionit Leart Hoxha.

Gjatë këtij diskutimi që ishte zhvilluar kishte ndodhur edhe kanosja e Shalës ndaj Kabashit.

“Ti je kastravec, të gjuj prej tretit kat, hajde qetu ta kallzoj qefin, hajde qetu te kallëzoj, kur del jasht te kallzoj, hajde qitu jasht se ka me ta q.. p.. nanës”, me këto fjalë tek i dëmtuari shkakton frikë dhe pasiguri’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur edhe se dëshmitar për këtë rast janë: 1.Leart Hoxha; 2.Albina Haliti,; 3.Xhevdet Pozhari,.

Në dokumentin e paraqitur të Prokurorisë thuhet edhe se i pandehuri, pra Shala, ka ”pasur me vete një armë në brez”. /GazetaExpress