string(75) "hakerat-vjedhin-te-dhenat-e-klienteve-dhe-stafit-te-wizz-air-kompania-hesht"

Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air, kompania hesht

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 20:30

Grupi i njohur i hakerëve “Stormous” ka deklaruar se ka realizuar një sulm kibernetik ndaj kompanisë ajrore Wizz Air, duke pretenduar se ka marrë rreth 22 GB të dhëna që përfshijnë dokumente të brendshme të kompanisë, si dhe informacione të stafit dhe klientëve.

Përmes kanaleve të veta online, grupi ka publikuar disa mostra të materialeve që thotë se i ka marrë gjatë këtij sulmi. Në to përfshihen dokumente operacionale, raporte të brendshme, certifikata të punonjësve dhe të dhëna personale që pretendohet të jenë të stafit dhe klientëve të linjës ajrore.

Lexo Edhe:

Deri më tani, kompania Wizz Air nuk ka bërë një koment publik në lidhje me këtë incident apo me autenticitetin e dokumenteve të publikuara nga grupi.

Në lidhje me këtë sulm ka reaguar edhe drejtuesi i agjencisë turistike Julian Hima, i cili thekson se të gjithë ata që kanë llogari në aplikacioin e Wizz Air duhet të shohin nëse kanë lëvizje në llogari.