Haki Abazi: A ka qenë Edi Rama për homazhe në Reçak? - Gazeta Express
string(50) "haki-abazi-a-ka-qene-edi-rama-per-homazhe-ne-recak"

Gazeta Express

19/12/2019 23:24

Haki Abazi: A ka qenë Edi Rama për homazhe në Reçak?

Gazeta Express

19/12/2019 23:24

Deputeti i zgjedhur i VV’së, Haki Abazi, në një postim të tijin në Facebook ka thumbuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka vazhduar me takimet për mini-schengen përkundër kundërshtimit nga shqiptarët e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, së bashku me kryeministrin në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet të shkojnë në Durrës për të takuar Ramën në një takim për bashkëpunim të thellë mes këtyre tre vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama ka pasur kundërshtime edhe në Shqipëri për mbajtjen e këtij takimi, ndërsa shtetet tjera të rajonit nuk kanë pranuar të marrin pjesë po ashtu në këtë nismë e cila cilësohet si e panevojshme.

Ndërkohë shumë politikanë në Kosovë kanë akuzuar Ramën për afërsinë e tij të madhe me Vuçiqin.

Abazi ka reaguar në një shkrim në Facebook ndaj Ramës.

“A ka qenë Edi Rama për homazhe në Reçak?”, ka pyetur ai.

Beogradi zyrtar ka dalë me deklarata kohët e fundit ku ka mohuar se ka ekzistuar ndonjëherë masakra e Reçakut.

Në Reçak në vitin 1999 ndodhi masakër e madhe prej forcave serbe ndaj shqiptarëve. Komuniteti ndërkombëtar kishte cilësuar pas kësaj masakre se në Kosovë po ndodh spastrim etnik dhe vendosi për ndërhyrje humanitare. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement