Hakohet faqja e organizatës më të madhe të tenisit - ATP Tour, urohet 28 Nëntori me flamurin “Autochthounous” - Gazeta Express
string(104) "hakohet-faqja-e-organizates-me-te-madhe-te-tenisit-atp-tour-urohet-28-nentori-me-flamurin-autochthounous"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/11/2023 10:16

Hakohet faqja e organizatës më të madhe të tenisit – ATP Tour, urohet 28 Nëntori me flamurin “Autochthounous”

Sporte tjera

Gazeta Express

28/11/2023 10:16

Është hakuar faqja zyrtare e organizatës më të madhe të tenisit profesionist botëror “ATP Tour” në rrjetin social “Facebook”.

Në profilin e faqes “ATP Tour” është vendosur flamuri “Autochthounous”, ndërsa është uruar edhe 28 Nëntori, Dita e Flamurit, shkruan “Gazeta Express”.

Hakerët ndërkohë e kanë bërë një urim special për shqiptarët në gjuhën angleze, ndërsa urimit ia kanë përcjellë flamurin e njohur “Autochthounous”, i cili valoi mbi Beograd në ndeshjen e famshme mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.

Natyrisht, ATP-ja reagoi dhe e hoqi postimin që mori shumë komente, mbi të gjitha nga shqiptarët, pak minuta më parë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement