string(86) "haliti-votoni-per-pdk-ne-per-bedri-hamzen-kryeminister-mos-e-humbni-kete-shans-te-arte"

Haliti: Votoni për PDK-në, për Bedri Hamzën kryeministër – Mos e humbni këtë shans të artë

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/02/2025 21:11

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PDK-në, për Bedri Hamzën kryeministër.

“Mos e humbni këtë shans të artë”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Halitit:

Shkurti, është muaj i shtetit të Kosovës, i krijuar pas përpjekjeve dhe sakrificave të shumta që kulmuan me luftën e lavdishme të UÇK-së.

Është muaji kur historia na thërret sërish për shtet, për qytetarët, për të ardhmen e Kosovës.

Më 9 shkurt, është në dorën tuaj të vendosni për një Kosovë që ecën përpara, për një qeverisje të përgjegjshme, për zhvillim dhe mirëqenie.

Kosova mundet MaMirë me PDK-në, me Bedri Hamzën kryeministër, njeri me përvojë, guxim dhe vizion për të ardhmen e vendit tonë.

Çdo votë për PDK-në, është një hap drejt një Kosove më të fortë dhe më të begatë.

Mos e humbni këtë shans të artë.

Së bashku, ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë!

Na priftë e mbara!

Me respekt,

Xhavit Haliti