Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova me LVV-në në Qeveri e ka marrë teposhtëzen.
Ai ka bërë me dije se në katër vitet e fundit shteti i Kosovës është katandisur keq.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka përmendur sanksionet e BE-së tash e dy vite.
“Kosova e ka marrë teposhtëzen tash e katër vjet me regjimin e ri të Vetëvendosjes së Albin Kurtit. E katandisur keq. Nën sanksione ndërkombëtare tash e dy vjet”, ka shkruar Hamiti.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...