Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka folur në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia.
Ai u shpreh se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz nuk ka bërë asnjë për punë njohje, pos siç tha, ka bërë vetëm gafa, përcjell Klankosova.tv.
“Ministresha e Jashtme nuk ka bërë asnjë punë për njohje, fundja ne i kemi parë, ajo ka bërë gafa këto kohët e fundit. Ky i kryeministrit doli tash në pah si më i madhi, sepse edhe është kryeministër”, u shpreh ai në Klan Kosova.