string(79) "hamiti-reagon-pas-denimit-ndaj-mlladiqit-koha-per-te-kerkuar-llogari-nga-serbia"

Hamiti reagon pas dënimit ndaj Mlladiqit: Koha për të kërkuar llogari nga Serbia

Lajme

Gazeta Express

08/06/2021 22:09

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka reaguar pas vendimit për dënimin me burgim të përjetshëm të kriminelit serb, Radko Mlladiq.

Hamiti përmes një postimi në Twitter ka thënë se pas këtij vendimi, është koha që të kërkohet llogari edhe nga Serbia.

Lexo Edhe:

“Nën udhëheqjen e Kasapit të Ballkanit Millosheviç, Serbia u përfshi në luftëra gjenocidale kundër jo-serbëve në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë gjatë viteve 1990; rasti i Bosnjës (Mlladiç) u konfirmua sot. Koha për të kërkuar llogari nga Serbia, udhëheqësit dhe njerëzit e saj”, ka shkruar Hamiti.