Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur edhe për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe votimin e kryetarit të Kuvendit që i takon Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.
Hamza ka thënë se për zgjedhjen e kryetarit nevojiten 61 vota dhe ka thënë se nuk beson që duhet të ketë pengesa për këtë.
Ai ka thënë se pret reflektim edhe nga të gjitha partitë e tjera, meqë dihet se kush e bën propozimin dhe kujt i takon pozita e kryetarit të Kuvendit.
“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit i takon me propozu partisë më të madhe. Nevojiten 61 vota. Dhe nuk besoj që duhet të ketë pengesë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Pres që të ketë reflektim të gjitha partive, propozimi dihet kush e bon e kujt i takon e drejta dhe të ketë vota të mjaftueshme që të konstituohet Kuvendi dhe pastaj vjen momenti për marrjen e mandatit për krijimin e Qeverisë”, ka thënë Hamza./GazetaExpress/