string(51) "hansi-flick-i-zhgenjyer-pas-humbjes-ndaj-dortmundit"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2025 10:39

Hansi Flick i zhgënjyer pas humbjes ndaj Dortmundit

Futboll

Gazeta Express

18/04/2025 10:39

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u paraqit i qetë në konferencën për shtyp pas ndeshjes të së martës mbrëma në Gjermani, pasi skuadra e tij siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas gjashtë vitesh. Megjithatë, pas dyerve të mbyllura, Flick nuk ishte aspak i kënaqur me humbjen e parë të vitit 2025, ndaj Borussia Dortmundit, që i dha fund serisë së ndeshjeve pa humbje.

Në mënyrë publike, Flick theksoi se duhej t’u kujtonte lojtarëve arritjen e madhe dhe të ngrinte moralin pas kësaj disfate. Pas ndeshjes, në fushë nuk munguan fytyrat e tristuara – Lamine Yamal u pa i dëshpëruar në stol, Raphinha shtrihej në tokë nga lodhja, ndërsa Robert Lewandowski dukej i mbyllur në vetvete.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, sipas gazetës katalanase Mundo Deportivo, qëndrimi pozitiv i Flick në konferencë nuk ishte i njëjtë edhe në dhomat e zhveshjes. Aty, thuhet se ai ishte shumë i irrituar me skuadrën për paraqitjen në “Signal Iduna Park”, duke ndjerë se lojtarët nuk i kishin ndjekur udhëzimet dhe nuk kishin treguar përqendrimin dhe intensitetin e kërkuar. Para ndeshjes, Flick kishte kërkuar nga ekipi që të harronin rezultatin e ndeshjes së parë dhe të dilnin për të fituar.

Por ai nuk pa këtë qasje në fushë – ndeshja u karakterizua nga gabime të shumta dhe mungesë e nivelit të zakonshëm të lojës. Mundo Deportivo shkruan se Flick do ta përdorë këtë humbje si motivim për t’i rikthyer lojtarët në formën e duhur, teksa synon dy fitore të rëndësishme ndaj Celta Vigos dhe RCD Mallorcas. Me

Është e vërtetë se lojtarët ishin shumë të vetëdijshëm për paraqitjen zhgënjyese. Përveç gjuhës së trupit, Jules Koundé, Frenkie de Jong dhe Lewandowski e kritikuan publikisht performancën, me këtë të fundit që e quajti një “mësim”. Barcelona është duke balancuar me vështirësi mes lodhjes fizike dhe formës që e karakterizon zakonisht këtë sezon – një sfidë që po bëhet gjithnjë e më e dukshme.