Barcelona e Real Madridi do të ndeshen me njëri-tjetrin në finalen e Kupës së Mbretit gjatë natës së sontme.
Në “Estadio La Cartuja”, ndeshja do të nisë nga ora 22:00, shkruan “Gazeta Express”.
Hansi Flick ka përzgjedhur 11-shen startuese për ndeshjen “El Clasico”.
Szczesny do të jetë në portë, derisa Cubarsi, Martinez, Kounde e Gerard Martin do të jenë në vijën e mbrojtjes.
De Jong, Pedri e Olmo do të jenë në mesfushë, teksa Yamal, Ferrani e Raphinha e kompletojnë sulmin./GazetaExpress/