string(79) "haradinaj-duda-balje-dhe-veton-berisha-kane-shprehur-gatishmeri-per-bashkepunim"

Haradinaj: Duda Balje dhe Veton Berisha kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 22:57

Dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende nuk arriti as përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

Me mungesë votash, partia me më së shumti deputetë nuk po arrin ta marr as postin e të krye kuvendares.

Lexo Edhe:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bëri të ditur se dy deputetë nga pakicat jo shumicë, Duda Balje e Veton Berisha veçse kanë shprehur vullnetin për bashkëpunim tutje.

“I jam mirënjohës Duda Baljes, ka shpreh gatishmëri me bashkëpunu në tema të caktuara. E falënderoj Veton Berishën, është i hapur për bashkëpunim”, tha Haradinaj.

Tutje u shpreh pro një qeverisje të re, asaj të opozitës.

Sipas tij, një gjë është e mundur, teksa tha se kandidati i PDK-së, Bedri Hamza do të mund të bëhej kryeministër i saj.

“Jam për po, aktualisht një të drejtë morale e ka PDK-ja, ka më së shumti vota dhe do të ishte Bedri Hamza. Po nëse do e arrinim marrëveshje PDK-LDK, edhe Lumir Abdixhiku për mua është i pranueshëm”, deklaroi Haradinaj në Kanal10.