string(130) "haradinaj-e-quan-qeverine-kurti-satelit-i-serbise-naten-pajtohen-me-e-shtrenjtu-rrymen-diten-mos-me-i-pagu-oret-shtese-te-policeve"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 14:56

Haradinaj e quan Qeverinë Kurti “satelit i Serbisë”: Natën pajtohen me e shtrenjtu rrymën, ditën mos me i pagu orët shtesë të policëve

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 14:56

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe një herë për mos pagesën e orëve shtesë për policët dhe për rritjen e çmimit të rrymës që pritet të futet në fuqi së shpejti, shkruan Express.

Haradinaj ka thënë se një qeveri që në mes të natës pajtohet për shtrenjtim të rrymës dhe në dritë të diellit ua mohon pagesën e orëve shtesë policisë, s’është Qeveri e Kosovës por “satelit i Serbisë”.

Lexo Edhe:

“Qeveri që në mesnatë pajtohet për rritje të çmimit të energjisë, e për dritë të diellit pajtohet t’u mohohet paga e orëve shtesë të policisë, nuk është qeveri e Kosovës, është satelit i Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.