string(106) "haradinaj-lidereve-te-partive-politike-kur-do-ta-kuptoni-qe-gjykata-speciale-do-ta-denoje-uck-ne-e-kosoven"

Haradinaj – liderëve të partive politike: Kur do ta kuptoni që Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në e Kosovën?

Lajme

Gazeta Express

20/04/2025 17:34

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, i ka pyetur liderët e partive politike nëse kanë ndërmend të bëhen bashkë për çështjen e sjelljes së shtetit ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, në paraburgimin e së cilës po mbahen ish-krerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Mirëmëngjesi, liderë të partive politike! A e keni ndërmend me u bë najherë bashkë?”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Lexo Edhe:

“Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!”, shtoi ai.

“Derisa ju po i numëroni votat, ata dhe Kosova po i numërojnë ditët në burg”, shkroi Nasim Haradinaj.

Javën e kaluar, Haradinaj me disa veteranë shkoi në oborrin e Kuvendit të Kosovës që t’u kërkonin deputetëve të zgjedhur ta nënshknënshkruanin ruajnë “Betimin për Drejtësi”, një letër e cila, u kërkonte atyre reagim për padrejtësitë që tha se po bëhen nga Gjykata Speciale në Hagë.