Haradinaj në një takim me mërgimtarë në Gjermani: Besimin do t'ua kthejmë me punë e zhvillim, me anëtarësim në NATO - Gazeta Express
string(112) "haradinaj-ne-nje-takim-me-mergimtare-ne-gjermani-besimin-do-tua-kthejme-me-pune-e-zhvillim-me-anetaresim-ne-nato"

Haradinaj në një takim me mërgimtarë në Gjermani: Besimin do t’ua kthejmë me punë e zhvillim, me anëtarësim në NATO

Lajme

Gazeta Express

30/06/2024 14:49

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pati një takim përmbyllës me mërgimtarë e struktura të partisë në Gjermani, ku qëndroi për disa ditë.

“Mbështetja për Aleancën si forcë e parë në diasporë, reflektoi edhe në takimin përmbyllës me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së në Gjermani”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Lexo Edhe:

Ai tha se besimi i tyre në AAK-në do t’u kthehet me punë, ndërsa përmendi anëtarësimin në NATO.

“Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën, do të ju kthehet me punë dhe zhvillim, me udhëheqje të Kosovës drejt progresit dhe me realizimin e synimin tonë madhor, anëtarësimit në NATO”, shkroi Haradinaj.

“Falënderova strukturat e Aleancës në Gjermani për angazhimin e tyre dhe i sigurova se bashkë do të realizojmë fitoret për Kosovën”, shtoi ai.