string(111) "haradinaj-qeveria-kurti-po-tallet-me-uniformen-e-policise-dhe-ushtrise-prandaj-po-ikin-nga-detyra-per-mireqenie"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 11:46

Haradinaj: Qeveria Kurti po tallet me uniformën e policisë dhe ushtrisë, prandaj po ikin nga detyra për mirëqenie

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 11:46

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk iu kanë dalë në kuadër të pagesës mujore edhe paratë për orët shtesë.

Haradinaj thotë se kjo tallje me sektorin më vital të shtetit, policinë e ushtrinë po vazhdon nga Qeveria Kurti.

Lexo Edhe:

Kreu i AAK-së thotë se përpos që Qeveria Kurti e ka destabilizuar çdo raport të ndërtuar me partnerët e sigurisë “po vë në rrezik edhe mirëqenien e përditshme të njeriut me uniformë në Kosovë”.

“Prandaj dhe dëgjojmë çdo ditë që polici e ushtari po largohen nga detyrat e tyre fisnike për të siguruar mirëqenie familjare. Kjo katandisje vlerash është kryekëput rezultat i një qeverie që do mbahet mend për dëmin më të madh që i është bërë Kosovës së pasluftës”, ka shkruar Haradinaj

 Turpi vazhdon!

Ata që janë përgjegjës për qeverinë, ministritë dhe agjencitë buxhetore, nuk marrin përgjegjësitë dhe tallen me sektorin më vital të shtetit, Policinë, Ushtrinë. Përpos që u mohojnë paga të dinjitetshme, i lënë të përjashtuar nga kompensimet për orët shtesë e ndërrimet e natës.

Siguria në vend, e brishtë dhe e luhatshme sikurse është këto vite, e vënë në rrezik nga veprime të pakoordinuara. Përpos që ka destabilizuar çdo raport të ndërtuar me partnerët tanë të sigurisë, po vë në rrezik edhe mirëqenien e përditshme të njeriut me uniformë në Kosovë. Çmimet e rritura, faturat e fryra dhe pagat e njëjta ia pamundësojnë punën e dinjitetshme secilit, e sidomos këtyre kategorive që vënë në rrezik jetët e tyre.

Prandaj dhe dëgjojmë çdo ditë që polici e ushtari po largohen nga detyrat e tyre fisnike për të siguruar mirëqenie familjare. Kjo katandisje vlerash është kryekëput rezultat i një qeverie që do mbahet mend për dëmin më të madh që i është bërë Kosovës së pasluftës./Express/