Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për një mbrëmje muzikore ku përformoi Jehona Sopi.
Haradinaj për këtë mbremjë ka shkruar në Facebook.
“Gjakova e atdhedashurisë, kulturës dhe artit, sonte ishte mikpritëse e një mbrëmjeje të veçantë muzikore. Në një ambient festiv, me familjarë, miq dhe personalitete të shumta, Jehona Sopi dhuroi një interpretim të jashtëzakonshëm”.
“Përgëzime Jehonës për performancën dhe Gjakovës për dashurinë që vazhdon t’i japë artit e kulturës”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Express