Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk kanë ndërruar qëndrim për propozimin e Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun kryeparlamentare.
“S’ka ndryshim as në kandidaturë as në qëndrime të opozitës”, tha Haradinaj.
Ai tha se si AAK i kanë dhënë dy emra të pranueshëm për ta, por shtoi se mund të ketë edhe emra të tjerë që mund të votojnë.