Haradinaj vizitë në Gjermani: AAK-ja po rritet - Gazeta Express
string(45) "haradinaj-vizite-ne-gjermani-aak-ja-po-rritet"

Haradinaj vizitë në Gjermani: AAK-ja po rritet

Lajme

Gazeta Express

28/06/2024 19:28

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Gjermani së bashku me disa deputetë të kësaj partie.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar kryesinë e degës së AAK’së në Baden-Wurttemberg, me të cilët thotë se kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë.

Lexo Edhe:

Ai njoftoi se AAK’së për rritet në Gjermani duke u zgjeruar në disa nëndegë.

Nga kryetari i kësaj dege, Pleurat Berisha dhe kolegët e tjerë, mësova se Dega e Aleancës në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë po rritet me ritme të shpejta duke u zgjeruar në disa nëndegë, si;

1. Heilbronn – Visar Gashi, kryetar, 2. Ludëigsburg – Hamëz Agaj, kryetar, 3. Pforzheim – Arsim Zeqiraj, kryetar, 4. Reutlingen – Hasan Hadërgjonaj, kryetar, 5. Bietigheim-Bissingen – Sedat Domnika, kryetar 6. Boblingen – Gresa Pozhegu, kryetare, 7. Felbach – Durolind Zeka, koordinator 8. Goppingen”.

Tutje, Haradinaj tha se gjatë kësaj vizite do të takojë shumë bashkatdhetarë që me punën dhe mundin e tyre janë bërë tregime suksesi në veprimtari të ndryshme.

“Gjithashtu do të prezentoj në formimin e nëndegëve të reja dhe do të mirëpresim edhe anëtarë të rinj në rrugëtimin tonë politik.

Aleanca në Gjermani është adresë për bashkatdhetarët, të cilët në baza ditore po i bashkohen vizionit për një Kosovë të zhvilluar e të lidhur ngushtë me diasporën”, shkroi Haradinaj.