Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves , ka thënë se sot i është bashkuar familjeve dhe autoriteteve të Kosovës për të nderuar personat e zhdukur në Kosovë.
“Familjarët e personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre. Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur të gjitha qeveritë në të gjithë Ballkanin Perëndimor në gjetjen e përgjigjeve që familjet meritojnë.”