string(116) "hasanaj-qytetaret-e-kane-kuptuar-kush-eshte-pergjegjes-per-rritjen-e-tarifave-per-energji-protesta-do-te-jete-masive"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 23:09

Hasanaj: Qytetarët e kanë kuptuar kush është përgjegjës për rritjen e tarifave për energji – protesta do të jetë masive

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 23:09

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për propozimet e ZRRE-së për rritjen e tarifave për energji elektrike dhe aktivizimin e shoqërisë civile për ta pamundësuar këtë rritje.

Fushata, e cila ka filluar kohë më parë me moton “Asnjë cent më shumë”, sipas organizatorëve, synon vetëdijësimin e opinionit publik për të kundërshtuar dhe protestuar më 5 prill, në mënyrë që të parandalohet rritja e mëtejme e faturave të energjisë elektrike.

Lexo Edhe:

Luan Hasanaj, njëri prej organizatorëve të fushatës “Asnjë cent më shumë”, ka pohuar se edhe ashtu kushtet e jetesës së kosovarëve janë rënduar tej mase, ndërsa propozimi i fundit i ZRRE-së do të jetë financiarisht i papërballueshëm për pjesën më të madhe të qytetarëve.

“Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush është përgjegjës për rritjen e të gjitha çmimeve dhe për gjendjen sociale në vend. Tani vjen edhe një rritje e çmimit të rrymës prej 15%, e cila nuk përfundon këtu, pasi efekti është zinxhiror dhe do të prekë secilin qytetar. Reagimi qytetar do të jetë shumë i madh, sepse tashmë kjo po vërehet – çdo ditë po rritemi si grup dhe po mobilizohemi që më 5 prill t’i tregojmë z. Fejzullahu dhe akterëve të tjerë të përfshirë në këto propozime se nuk mund të kalojnë lehtë kur preket interesi i qytetarëve”, ka shtuar Hasanaj.

Sipas tij, shqetësimi më i madh i qytetarëve është mungesa e transparencës në këtë proces, pasi vendimet e fundit janë marrë pa diskutime publike.

“Qytetarëve po u rëndohet jeta çdo ditë, derisa ata që janë përgjegjës nuk po e marrin parasysh këtë. Përkundrazi, po marrin vendime që po ua vështirësojnë edhe më shumë jetën. Atëherë, aktivizimi qytetar është i domosdoshëm – dhe këtë po e bëjmë ne”, ka pohuar Hasanaj. /GazetaExpress