string(121) "hasani-dekani-avni-puka-ska-disertacion-te-doktoratures-ne-la-sapienza-i-kam-te-gjithe-provat-mund-tia-ofroje-prokurorise"

Hasani: Dekani Avni Puka s’ka disertacion të doktoraturës në La Sapienza, i kam të gjithë provat, mund t’ia ofrojë Prokurorisë

Lajme

Gazeta Express

30/09/2024 22:52

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, në vazhdimësi ka deklaruar se Dekani i Juridikut, Avni Puka, nuk ka disertacion doktorate në La Sapienza. Hasani sonte në Pressing në T7 tha se i ka provat dhe u shpreh se është i gatshëm t’ia ofrojë prokurorisë.

Sipas Hasanit, Puka ka kryer veprat penale të Mashtrimit e Deklarimit të Rrejshëm, pasi nuk posedon diplomë dhe të njëjtën s’ia ka parë askush.

Lexo Edhe:

“Unë kam denoncu para 1 viti që Avni Puka nuk ka diplomë që përbën edhe vepër penale të raportimit të rrejshëm. I cili ka thënë se ka doktoru dhe ka disertacion në Universitetin La Sapienza, unë e kam thënë disa herë në media. Sot e ftoj publikisht prokurorinë dhe i kam të gjitha provat, ia dorëzojë kur të dojnë që ai nuk ka disertacion. Se disertacionet duhet të dorëzohen në biblioteka, as Roma as Firenca, me ligjin e tyre duhet të dorëzohen në Romë dhe Firencë, përveç në bibliotekën e fakultetit. Ato nuk ekzistojnë”, tha Hasani në Pressing, transmeton Express.

“Ai ka mashtru, e ftoj prokurorinë (ta hetojë)”, tha Hasani.