string(49) "hashim-thaci-sot-feston-ditelindjen-mbush-57-vjet"

Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen, mbush 57 vjet

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 8:16

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 57 vjet. Edhe kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).