string(137) "hasmeri-e-vjeter-mes-familjes-limaj-me-ate-te-burrit-te-albulenes-ka-pase-viktima-aty-valon-syla-tregon-pse-haxhiu-nuk-e-mbeshtete-limajn"

“Hasmëri e vjetër mes familjes Limaj me atë të burrit të Albulenës – ka pasë viktima aty”, Valon Syla tregon pse Haxhiu nuk e mbështetë Limajn

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 21:18

Analisti Valon Syla deklaroi në Pressing në T7 se Albulena Haxhiu nuk e voton Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit (në rast se do të ishte në votim), për shkak të hasmërisë që ka familja e burrit të saj me familjen e Limajt.

Ai tha se më parë kishte ndodhur një vrasje që ka pasur viktima dhe pikërisht “kjo është pse Haxhiu se voton Limajn”, tha Syla.

Lexo Edhe:

“Është një hasmëri e vjetër mes dy familjeve në Malishevë, për çka Albulena nuk mundet me votu një person i cili dmth është në hasmëri me familjen e burrit të saj. Është një vrasje në Malishevë e din njerëzit po masi s’po folë kush është një hasmëri familjare ka pas viktima aty. Kjo është e vështirë për Albulenen që ta votojë Limajn. Kam informata që Albulena Haxhiu nuk e mbështet dhe nuk e voton Limajn, brenda grupit të VV-së me Albulenen janë edhe 2-3 tjerë, të cilët s’mundet me i kontrollu Kurti”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.