Një moment i papritur dhe plot nostalgji ka ndodhur në episodin më të fundit të podcastit të Grida Dumës, ku e ftuar ishte artistja Hati.
Në vend të pyetjeve për karrierën apo politikën, një kujtim i hershëm nga fëmijëria u kthye në momentin më të përfolur të bisedës.
E pyetur nga Grida për raportin e saj me politikën, Hati u përgjigj me sinqeritet:
“Shumë keq. Nuk ndjek politikë fare.”
Por menjëherë pas kësaj, ajo befasoi Dumën dhe publikun me një kujtim të veçantë:
“Mbaj mend kur ke kandiduar për kryetare bashkie në Durrës. Ke ardhur tek lagjja ime për fushatë. Unë isha e vogël, po luaja me motrën, dhe dikush na tha: ‘Hajdeni, do takojmë Grida Dumën’. Na ulën në rresht të parë, ti erdhe, na përshëndete, madje na puthje në ballë. Këtë kujtim kam nga politika në Shqipëri.”

Grida Duma e habitur: “Kjo është marketing politik për bukuri!”
Moderatorja dhe politikania Grida Duma nuk e fshehu befasinë nga kujtesa e detajuar e Hati-t. Me humor dhe buzëqeshje, ajo iu përgjigj:
“Edhe për bukuri, është kjo taktika e marketingut politik, normal.”
Publiku reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke e cilësuar momentin si një ndër më njerëzorët dhe më të sinqertët në serinë e podcasteve të Gridës.
Një bisedë ndryshe, me shumë kujtime dhe emocione
Ky episod tregoi edhe një herë se podcasti i Grida Dumës nuk është vetëm për politikë apo debat, por edhe për kujtime, emocione dhe reflektime personale që shpesh kapin publikun në befasi.
Momenti mes Hati-t dhe Gridës u komentua gjerësisht si një rikthim i ëmbël në kohë, që e solli politikën në një dimension më të ngrohtë e më njerëzor. /GazetaExpress/