Haxhi Krasniqi mban konferencë për shtyp për meçin e madh të 5 gushtit - Gazeta Express
string(70) "haxhi-krasniqi-mban-konference-per-shtyp-per-mecin-e-madh-te-5-gushtit"

Boks

Gazeta Express

19/06/2023 10:38

Haxhi Krasniqi mban konferencë për shtyp për meçin e madh të 5 gushtit

Boks

Gazeta Express

19/06/2023 10:38

Haxhi Krasniqi do të mbajë sot konferencë për shtyp për meçin e madh të kësaj vere që do ta mbajë në Kosovë.

Boksieri kosovar do të zbresë në ring më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” për njërin prej meçeve më të veçanta dhe më emocionuese në karrierën e tij profesioniste, shkruan “Gazeta Express”.

E për të dhënë detaje për meçin kryesor të mbrëmjes, të cilën do ta ketë me sfiduedin e tij, Nadjib Mohammedi nga Franca, junikasi do të mbajë sot konferencë për shtyp duke filluar nga ora 14:00 në “Albi Mall”.

Prezent në konferencë do të jetë edhe sfiduesi i Krasniqit (52 fitore e 7 humbje), i cili i ka 45 fitore e nëntë humbje.

Boksieri kosovar ka premtuar natë spektakolare në stadiumin e kryeqytetit, ndërsa synon t’i gëzojë tifozët shqiptarë me një fitore. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement